Qelaj: E papranueshme që Specialja nuk mori pjesë në prezantimin e raportit britanik në Hagë
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka komentuar takimin e zhvilluar së fundmi në Hagë, ku u prezantua raporti britanik lidhur me Dhomat e Specializuara. Të shtunën, në emisionin “Info Magazine”, avokati Qelaj tha se ky raport zgjoi interesim të jashtëzakonshëm te shumë shtete, që sipas tij, ishin prezent në prezantimin e dokumentit. Megjithatë, përfaqësuesit e…
Lajme
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka komentuar takimin e zhvilluar së fundmi në Hagë, ku u prezantua raporti britanik lidhur me Dhomat e Specializuara.
Të shtunën, në emisionin “Info Magazine”, avokati Qelaj tha se ky raport zgjoi interesim të jashtëzakonshëm te shumë shtete, që sipas tij, ishin prezent në prezantimin e dokumentit.
Megjithatë, përfaqësuesit e Gjykatës Speciale në Hagë, nuk qenë të pranishëm në këtë prezantim, çka Qelaj e quan të papranueshme një qasje të tillë.
“E para, mendoj që është e papranueshme një veprim i tillë”, u shpreh avokati.
Ai shtoi se kryetarja e Gjykatës ka marrë ftesën nga dhjetori, megjithatë, sipas tij, përfaqësuesit zgjodhën të mos i përgjigjeshin një ftese të tillë.