Familja raporton zhdukjen e një personi në Klinë, Policia nis hetimet

Një person është raportuar i zhdukur në komunën e Klinës, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është raportuar në fshatin Poterq i Epërm, ku ankuesja ka njoftuar autoritetet se vëllai i saj ka dalë nga shtëpia para tre ditësh dhe që nga ajo kohë nuk dihet…

Lajme

13/06/2026 08:51

Një person është raportuar i zhdukur në komunën e Klinës, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është raportuar në fshatin Poterq i Epërm, ku ankuesja ka njoftuar autoritetet se vëllai i saj ka dalë nga shtëpia para tre ditësh dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia ka bërë të ditur se pas pranimit të informacionit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe kërkimet për të siguruar informacione që mund të ndihmojnë në gjetjen e personit të raportuar të zhdukur.

Rasti mbetet nën hetim. /Lajmi.net/