Tensione në Shqipëri, protestuesit për Zvërnecin konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS-së

Tensionet kanë shpërthyer në ditën e 13-të të protestës për Zvërnecin në Tiranë, ku sipas raportimeve të mediave në Shqipëri janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste. Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë edhe Policia për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejmë të tensioneve. Protestat për Zvërnecin kanë…

Lajme

12/06/2026 21:19

Tensionet kanë shpërthyer në ditën e 13-të të protestës për Zvërnecin në Tiranë, ku sipas raportimeve të mediave në Shqipëri janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste.

Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë edhe Policia për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejmë të tensioneve.

Protestat për Zvërnecin kanë nisur si kundërshtim ndaj projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe Lagunës së Nartës, në rrethin e Vlorës.

Protestuesit dhe aktivistët mjedisorë argumentojnë se projekti rrezikon ekosistemin e zonës, biodiversitetin dhe qasjen publike në bregdet, duke kërkuar anulimin e tij dhe mbrojtjen e një prej zonave më të rëndësishme natyrore në Shqipëri.