Komandanti i KFOR-it takohet me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, flasin për sigurinë
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, u takua me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Prishtinë. Në njoftimin e KFOR-it thuhet se ky takim i ka ofruar komandantit Ulutas një mundësi të vlefshme për të paraqitur situatën e sigurisë në rajon dhe për të riafirmuar përkushtimin e KFOR-it për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe…
Lajme
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, u takua me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Prishtinë.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se ky takim i ka ofruar komandantit Ulutas një mundësi të vlefshme për të paraqitur situatën e sigurisë në rajon dhe për të riafirmuar përkushtimin e KFOR-it për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë.
‘’Në këtë kontekst, Gjeneral Major Ulutaş vlerësoi kontributin e gjatë të të gjithë pjesëmarrësve në misionin e udhëhequr nga NATO, KFOR’’, thuhet në njoftim.
Postimi:
Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, është takuar me përfaqësuesit e ambasadave të QUINT-it, përkatësisht me ambasadorin e Francës, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, ambasadorin e Italisë, ambasadorin e Gjermanisë, të ngarkuarin me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe ambasadorin e Türkiyes dhe ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian, në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë.
Takimi i ofroi komandantit një mundësi të vlefshme për të paraqitur situatën e sigurisë në rajon dhe për të riafirmuar përkushtimin e KFOR-it për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë.
Në këtë kontekst, Gjeneral Major Ulutaş vlerësoi kontributin e gjatë të të gjithë pjesëmarrësve në misionin e udhëhequr nga NATO, KFOR.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si institucione të sigurisë.