“Bodrum gjysmë i mbushur me ujë”, ambasadori britanik: Shpresa ime e vetme është që ky zhvillim të vazhdojë në të njëjtën trajektore
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves dhe ai gjerman, Rainer Rudolph, në një intervistë ekskluzive të dhënë për KosovaPress e kanë komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se kur e mori pushtetin, e gjeti Kosovën si një bodrum gjysmë të mbushur me ujë, në kuptimin se gjendja ishte shumë keq. Hargreaves tha se…
Lajme
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves dhe ai gjerman, Rainer Rudolph, në një intervistë ekskluzive të dhënë për KosovaPress e kanë komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se kur e mori pushtetin, e gjeti Kosovën si një bodrum gjysmë të mbushur me ujë, në kuptimin se gjendja ishte shumë keq.
Hargreaves tha se historia e Kosovës gjatë 25 apo 27 viteve të fundit është e jashtëzakonshme, teksa e cilësoi si mrekulli të vogël që Kosova ka arritur të ecë kaq larg dhe kaq shpejtë gjatë kësaj periudhe.
“Historia e Kosovës gjatë 25 apo 27 viteve të fundit është e jashtëzakonshme. Nesër do të shënojmë përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999, për t’i dhënë fund një situate të tmerrshme humanitare. Mendoj se është pothuajse një mrekulli e vogël që Kosova ka arritur të ecë kaq larg dhe kaq shpejt gjatë kësaj periudhe. Shpresa ime e vetme është që ky zhvillim të vazhdojë në të njëjtën trajektore. Dhe ne jemi këtu si miq për ta mbështetur këtë”, tha Hargreaves