Gjenerali i KFOR-it merr pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut në Prishtinë
Zv/komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), brigadieri gjeneral Federico Collina ka marrë pjesë në një aktivitet për dhurim gjaku të mbajtur në Prishtinë, me rastin e Ditës Botërorë të Dhuruesve të Gjakut. Ky aktivitet siç thuhet është organizuar nga Qendra e Kosovës për Transfuzion të Gjakut, me mbështetjen e Njësisë së Përbashkët Mjekësore…
Lajme
Zv/komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), brigadieri gjeneral Federico Collina ka marrë pjesë në një aktivitet për dhurim gjaku të mbajtur në Prishtinë, me rastin e Ditës Botërorë të Dhuruesve të Gjakut.
Ky aktivitet siç thuhet është organizuar nga Qendra e Kosovës për Transfuzion të Gjakut, me mbështetjen e Njësisë së Përbashkët Mjekësore të KFOR-it, dhe Ekipit të Ndërlidhjes dhe Monitorimit.
Sipas KFOR-it, iniciativa të tilla pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të misionit për bashkëpunim me institucionet dhe partnerët lokalë në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve./Lajmi.net/