Vdes personi që u vet-aksidentua ditë më parë në Mazgit

Një person ka ndërruar jetë disa ditë pasi ishte aksidentuar në autostradën Mazgit-Fushë-Kosovë. Policia ka njoftuar se i njëjti po trajtohej në QKUK,  në mjekim intensiv nga data 6 qershor, por që dje pasdite ka ndërruar jetë. Si shkak i lëndimeve të marra në vet-aksident i njëjti ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i…

Lajme

12/06/2026 10:35

Një person ka ndërruar jetë disa ditë pasi ishte aksidentuar në autostradën Mazgit-Fushë-Kosovë.

Policia ka njoftuar se i njëjti po trajtohej në QKUK,  në mjekim intensiv nga data 6 qershor, por që dje pasdite ka ndërruar jetë.

Si shkak i lëndimeve të marra në vet-aksident i njëjti ka vdekur.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/