Inspektorët shqiptojnë gjoba për kompanitë, kamionët e së cilave ndotën rrugët me beton në Gjilan
Inspektorët e Komunës së Gjilanit kanë shqiptuar gjoba për dy subjekte afariste, kamionët e të cilave kanë zhytur rrugët me beton. Këto gjoba janë shqiptuar pas ankesave të qytetarëve. “Drejtoria e Inspekcionit, njofton se bazuar në ankesat e pranuara nga qytetarët, ka ndërmarrë veprime konkrete duke shqiptuar gjoba ndaj dy subjekteve afariste, pasi që automjetet…
Lajme
Inspektorët e Komunës së Gjilanit kanë shqiptuar gjoba për dy subjekte afariste, kamionët e të cilave kanë zhytur rrugët me beton.
Këto gjoba janë shqiptuar pas ankesave të qytetarëve.
“Drejtoria e Inspekcionit, njofton se bazuar në ankesat e pranuara nga qytetarët, ka ndërmarrë veprime konkrete duke shqiptuar gjoba ndaj dy subjekteve afariste, pasi që automjetet e tyre kanë ndotur rrugët me beton”,thuhet në njoftim.
“Ftojmë të gjithë shoferët dhe operatorët që të respektojnë detyrimet ligjore dhe të tregojnë kujdes të shtuar në ruajtjen e mjedisit dhe pastërtisë publike. Rrugët dhe hapësirat publike janë pasuri e përbashkët dhe mirëmbajtja e tyre është përgjegjësi e secilit prej nesh”, thonë inspektorët e Komunës së Gjilanit.
Drejtoria për Inspekcion, njofton se inspektorët janë në terren dhe do të vazhdojnë me gjoba ndaj të gjithë atyre që ndotin mjedisin./Lajmi.net/
