OVL-UÇK reagon: Përkrahin familjet Ramadani dhe Kiqina në kërkesën për drejtësi
Organizatat e veteranëve OVL, SHIL dhe SHFD kanë dalë në mbështetje të familjeve Ramadani dhe Kiqina, duke kërkuar drejtësi për Burim Ramadani, Arsim Ramadani dhe Arben Kiqinën, luftëtarë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në një komunikatë për media, OVL-UÇK thekson se këto familje kanë mbajtur mbi supe një padrejtësi të rëndë për…
Lajme
Organizatat e veteranëve OVL, SHIL dhe SHFD kanë dalë në mbështetje të familjeve Ramadani dhe Kiqina, duke kërkuar drejtësi për Burim Ramadani, Arsim Ramadani dhe Arben Kiqinën, luftëtarë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në një komunikatë për media, OVL-UÇK thekson se këto familje kanë mbajtur mbi supe një padrejtësi të rëndë për më shumë se dy dekada, ndërkohë që provat ishin fshehur.
Organizatat kërkojnë nga institucionet shqyrtim objektiv të çdo fakti që lidhet me rastin dhe ndalimin e heshtjes dhe zvarritjes së procesit.
“Deri kur e vërteta të dalë sheshazi, OVL, SHIL dhe SHFD do të ngrenë zërin, në publik dhe brenda institucioneve. Drejtësia për këto familje nderon vetë shtetin dhe vlerat e krijuara me mund e sakrificë,” thuhet në reagim./Lajmi.net/