Punëtorëve të RTK-së u ekzekutohen pagat, anulohet protesta e paralajmëruar
Sindikata e Punëtorëve të RTK’së ka njoftuar se u janë ekzekutuar pagat. Në njoftimin e sindikatës thuhet se meqë kërkesa e tyre është plotësuar, protesta e paralajmëruar anulohet “Sindikata e Punëtorëve e Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK) njofton të gjithë punëtorët e RTK-së se sot është realizuar pagesa e plotë e pagave, kërkesë kjo e sindikatës…
Lajme
Sindikata e Punëtorëve të RTK’së ka njoftuar se u janë ekzekutuar pagat.
Në njoftimin e sindikatës thuhet se meqë kërkesa e tyre është plotësuar, protesta e paralajmëruar anulohet
“Sindikata e Punëtorëve e Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK) njofton të gjithë punëtorët e RTK-së se sot është realizuar pagesa e plotë e pagave, kërkesë kjo e sindikatës sonë për të cilën protestuam të martën e kësaj jave. Duke qenë se kërkesa për pagesën e pagave është përmbushur, SPERTK njofton se protesta e paralajmëruar anulohet, pasi qëllimi sindikal për të cilin u organizua është arritur. Ky është rezultat i qëndrueshmërisë, unitetit dhe solidaritetit të punëtorëve të RTK-së, të cilët dëshmuan se mbrojtja e të drejtave të tyre është mbi çdo interes tjetër”, thuhet në njoftim.
Sindikata ka thënë se në ditët në vijim do të angazhohen për realizimin e pagës së 13-të dhe për rritjen e shumës së shujtës ditore.
Postimi i plotë: