Arrestohet në Vushtrri një grua e kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar për rrëmbim të të miturit
Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Vushtrri, e cila kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar lidhur me veprën penale “Rrëmbimi i të miturit”. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer dje, rreth orës 17:10, në Vushtrri. “Bazuar në urdhër arrestin ndërkombëtar është arrestuar e kërkuara femër kosovare dhe e njëjta me vendim…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Vushtrri, e cila kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar lidhur me veprën penale “Rrëmbimi i të miturit”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer dje, rreth orës 17:10, në Vushtrri.
“Bazuar në urdhër arrestin ndërkombëtar është arrestuar e kërkuara femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit kompetent, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me rastin. /Lajmi.net/