Dalin çmimet e reja të karburanteve në Kosovë, nafta deri në 1.53 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 11 qershor 2026. Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizelin) është 1.53 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.40 euro për litër. Ndërkaq, çmimi maksimal i…

Lajme

11/06/2026 09:27

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 11 qershor 2026.

Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizelin) është 1.53 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.40 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gazin është përcaktuar në 0.68 euro për litër.

MINT ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi më 11 qershor 2026, në orën 10:00.

Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve që në rast të parregullsive apo mosrespektimit të çmimeve të përcaktuara, të paraqesin ankesat e tyre përmes adresës elektronike të mbrojtjes së konsumatorit ose në numrin pa pagesë 0800 11000. /Lajmi.net/