Aksident i rëndë trafiku në Besi, lëndohen 5 persona
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Besi të Prishtinës. Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti njoftoi se aksidenti u raportua rreth orës 01:00. “Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar…
Lajme
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Besi të Prishtinës.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti njoftoi se aksidenti u raportua rreth orës 01:00.
“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Besi të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, deklaroi Ahmeti.
Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, i cili po zhvillon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit./Lajmi.net/