25-vjeçari dyshohet se mori të miturën nga Prekazi dhe e dhunoi në Fushë Kosovë

Një ngjarje tejet e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në rajonin e Drenicës, ku një vajzë e mitur e moshës 15-vjeçare dyshohet se është bërë viktimë e dhunimit seksual nga një 25-vjeçar. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari për këtë krim të rëndë është Albin Plakiqi (i lindur në vitin…

Lajme

11/06/2026 08:49

Një ngjarje tejet e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në rajonin e Drenicës, ku një vajzë e mitur e moshës 15-vjeçare dyshohet se është bërë viktimë e dhunimit seksual nga një 25-vjeçar.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari për këtë krim të rëndë është Albin Plakiqi (i lindur në vitin 2001), ndërsa viktima është e mitura me inicialet R.L. (e lindur në vitin 2010).

Si rrodhi ngjarja? Nga Prekazi i Poshtëm në banesën në Fushë Kosovë

Gjithçka dyshohet se ka nisur në orët e hershme të mëngjesit të datës 7 qershor 2026, rreth orës 03:00. I dyshuari Plakiqi kishte shkuar në fshatin Prekaz i Poshtëm, nga ku e kishte marrë të miturën gjatë natës.

Sipas dëshmisë së babait të vajzës, i cili ka denoncuar rastin në Polici, 25-vjeçari e ka dërguar vajzën e tij në banesën e vet në Fushë Kosovë.

Aty dyshohet se i dyshuari ka kryer aktin seksual me të miturën, duke konsumuar kështu veprën penale të dhunimit seksual.

Tentoi ta merrte sërish, por ra në pritën e Policisë brenda një taksie

Sikur të mos mjaftonte kjo, i dyshuari kishte planifikuar ta takonte dhe ta merrte sërish vajzën 15-vjeçare. Më datë 10 qershor 2026, ai ishte nisur sërish drejt saj, por plani i tij u dështua nga ndërhyrja e shpejtë e autoriteteve policore.

Rreth orës 00:00, njësitë policore kanë ndaluar një veturë civile me targa vendore që po punonte si Taxi. Brenda në taksi ndodhej pikërisht i dyshuari Albin Plakiqi. Ai është prangosur menjëherë nga zyrtarët policorë dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Skenderaj.

Pas arrestimit, Policia ka vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat hetimorë. Prindi (ankuesi) dhe vajza e mitur janë udhëzuar të paraqiten në stacionin policor në mëngjes për të dhënë deklaratat e tyre përpara Njësisë së Hetimeve Rajonale.

Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e Albin Plakiqit për 48 orë.

Ky rast është në hetim e sipër. Gazeta Sinjali do të vijojë t’ju mbajë në dijeni me çdo detaj të ri.