Daut Haradinaj: S’ka me mujtë kush me e ndalë debatin publik e politik në Kosovë, ajo kohë ka perëndu në vitin 1999

Daut Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të disa anëtarëve të Komisioni i Pavarur i Mediave, të cilët kanë shprehur qëndrime se emisioni “Debat Plus” duhet të ndalet. Përmes një mesazhi publik drejtuar gazetarit Ermal Panduri, Haradinaj ka shprehur mbështetje për vazhdimin e debatit publik dhe lirinë e shprehjes në vend. “Ermal, sfidues je boll, po…

Lajme

10/06/2026 22:35

Daut Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të disa anëtarëve të Komisioni i Pavarur i Mediave, të cilët kanë shprehur qëndrime se emisioni “Debat Plus” duhet të ndalet.

Përmes një mesazhi publik drejtuar gazetarit Ermal Panduri, Haradinaj ka shprehur mbështetje për vazhdimin e debatit publik dhe lirinë e shprehjes në vend.

“Ermal, sfidues je boll, po kurrë mos u ndal, edhe s’ka me mujtë kush me e ndalë debatin publik e politik në Kosovë. Ajo kohë ka perëndu në vitin 1999”, ka shkruar Haradinaj.