KQZ nis nesër numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë nesër procesin e numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 6 qershor. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përmes një njoftimi publik, raporton lajmi.net Sipas Elezit, procesi i numërimit do të fillojë të enjten, më 11 qershor 2026, në…

Lajme

10/06/2026 22:12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë nesër procesin e numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 6 qershor.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përmes një njoftimi publik, raporton lajmi.net

Sipas Elezit, procesi i numërimit do të fillojë të enjten, më 11 qershor 2026, në orën 16:00, në Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

“Ju njoftoj se nesër (e enjte, 11 qershor 2026, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), fillon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i mbajtur më 6 qershor.”

Ai bëri të ditur se votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, ndërsa pjesëmarrja e votuesve ka qenë rreth 81 për qind.

“Votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësitë diplomatike. Nga 27,724 votues të regjistruar kanë votuar rreth 81% e tyre apo 22 414″/Lajmi.net/