Cakolli: Nëse VV i merr 65% të votave të diasporës, mund ta formojë qeverinë
Ecuria e procesit të numërmit të votave u diskutua sot me Eugen Cakollin, hulumtuesin e Demokracisë në Veprim. Duke komentuar rezultatin preliminar dhe votat e diasporës që pritet të numërohen, Cakolli tha se Lëvizjes Vetëvendosje do t’i nevojiten 65% e votave të diasporës për ta propozuar kryeparlamentarin dhe formuar qeverinë. “Nëse përqindja e shkurtit do…
Lajme
Ecuria e procesit të numërmit të votave u diskutua sot me Eugen Cakollin, hulumtuesin e Demokracisë në Veprim.
Duke komentuar rezultatin preliminar dhe votat e diasporës që pritet të numërohen, Cakolli tha se Lëvizjes Vetëvendosje do t’i nevojiten 65% e votave të diasporës për ta propozuar kryeparlamentarin dhe formuar qeverinë.
“Nëse përqindja e shkurtit do të përsëritej me numrin aktual të votuesve të supozuar që kanë votuar jashtë vendit, atëherë Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 50 deputetë të sigurtë dhe do të jetë çështja e dhjetëra votave që do ta fitojë edhe deputetin e 51-të. Në kuadër të votimit jashtë vendit nuk ka qenë asnjëherë nën 55%”, deklaroi Cakolli në Klan Kosova.
“Tash nëse shkon me skenarin e shkurtit, atëherë i bie 43.8 ose 44%. Nëse i merr 70% atëherë mund të shkojë deri në 46.7 deri në 47%. Me 53 deputetë po, pasi që do të ishin edhe nëntë deputetë nga radhët e komuniteteve. Në fakt, në rast se LDK nuk performon mirë, mund ta arrijë këtë edhe me veç 65 % të votave të diasporës dhe do t’i fitonte minimalisht 52 deputetë, por do ta kishte qeverinë me vetëm 61 deputetë”, theksoi ai.