Arrestohet 21-vjeçari në Prishtinë, po kërkohej për grabitje, është i dënuar për 3 vite e gjysmë
Policia e Kosovës ka arrestuar një 21-vjeçar në Prishtinë. Ai ishte person në kërkim dhe është i dënuar me 3 vite e gjysmë burgim për veprën penale “Grabitje”, transmeton lajmi.net. Inicialet e të arrestuarit janë F.Sh. Njoftimi i plotë: Arrestohet një person i kërkuar për ‘Grabitje’ në Prishtinë Prishtinë, 10 qershor 2026 – Drejtoria e…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një 21-vjeçar në Prishtinë.
Ai ishte person në kërkim dhe është i dënuar me 3 vite e gjysmë burgim për veprën penale “Grabitje”, transmeton lajmi.net.
Inicialet e të arrestuarit janë F.Sh.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i kërkuar për ‘Grabitje’ në Prishtinë
Prishtinë, 10 qershor 2026 – Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.
Në kuadër të këtyre angazhimeve, njësia për realizimin e urdhëresave e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë realizuar arrestimin e personit:
– F.Sh., mashkull, 21 vjeç, i dënuar me 3 (tre) vite e gjysmë burgim për veprën penale “Grabitje”.
Njësitet kompetente policore kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore lidhur me personin e arrestuar./lajmi.net/