Interi për “shoping” te Udinese
Interi po intensifikon punën në tregun e transferimeve verore, duke synuar përforcimet që ka kërkuar trajneri Christian Chivu. Sipas mediave italiane, klubi zikaltër ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Udineses për disa operacione të mundshme, transmeton Klankosova.tv. Mbrojtësi i majtë i ri, Mattia Marello pritet të transferohet përfundimisht nga Interi pas një periudhe huazimi.…
Sport
Interi po intensifikon punën në tregun e transferimeve verore, duke synuar përforcimet që ka kërkuar trajneri Christian Chivu.
Sipas mediave italiane, klubi zikaltër ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Udineses për disa operacione të mundshme, transmeton Klankosova.tv.
Mbrojtësi i majtë i ri, Mattia Marello pritet të transferohet përfundimisht nga Interi pas një periudhe huazimi.
Ndërkohë, në listën e dëshirave të klubit janë edhe qendërmbrojtësi Oumar Solet dhe mesfushori Arthur Atta.
Thuhet po ashtu se Interi synon të përforcojë si mbrojtjen ashtu edhe mesfushën, duke bërë lëvizje të rëndësishme në merkato për sezonin e ardhshëm