Policia jep 31 mijë euro tender për pizhame dimri dhe çorape për zyrtarët policorë, fiton oferta më e lartë
Policia e Kosovës, ka dhënë një tender të ri në vlerë të 31 mijë e 920 eurove. Ky tender është dhënë për furnizim me pizhame dimri dhe çorape për zyrtarët policorë, shkruan lajmi.net. Për të fituar këtë tenderkanë aplikuar gjithsej 7 kompani, dhe gjashtë të tjerat të gjitha kanë ofertuar me çmime më të lira…
Lajme
Policia e Kosovës, ka dhënë një tender të ri në vlerë të 31 mijë e 920 eurove.
Ky tender është dhënë për furnizim me pizhame dimri dhe çorape për zyrtarët policorë, shkruan lajmi.net.
Për të fituar këtë tenderkanë aplikuar gjithsej 7 kompani, dhe gjashtë të tjerat të gjitha kanë ofertuar me çmime më të lira ndërkaq e ka fituar kompania me çmimin më të shtrenjtë.
Për këtë tender kanë aplikuar një kompani me 12 mijë euro, një tjetër me 25 mijë e 40 euro, tjetra me 23 mijë e 760 euro, pastaj tjetra me 9 mijë e 336 euro dhe tjetra me 24 mijë e 960 euro. Pavarësisht këtyre çmimeve, tenderin e ka fituar “Empreus” SH.P.K me 31 mijë e 920 euro.
Policia e ka specifikuar se nevojiten 13 mijë e 200 pizhame dimri për meshkuj, 4 mijë pizhame dimri për femra dhe 39 mijë çorape si dhe 2 mijë e 400 çorape termike. /Lajmi.net/
