As Florin Krasniqin, Dardan Molliqajt, Frashër Krasniqit e të tjerëve s’u kryen punë deklarimet, deri tani asnjëri s’kanë as 1000 vota
Partia Social Demokrate vendosi që t’i futet garës për zgjedhje te jashtëzakonshme të 7 qershorit. Për dallim nga hera e kaluar që s’u bën pjesë e garës, këtë herë nisën një fushatë të zëshme. Por fushata e PSD-së më tepër o koncentrua në fakt tek opozita, pasi që edhe synon në fakt të ishin opozitë,…
Lajme
Partia Social Demokrate vendosi që t’i futet garës për zgjedhje te jashtëzakonshme të 7 qershorit.
Për dallim nga hera e kaluar që s’u bën pjesë e garës, këtë herë nisën një fushatë të zëshme.
Por fushata e PSD-së më tepër o koncentrua në fakt tek opozita, pasi që edhe synon në fakt të ishin opozitë, por që qytetarët nuk ia ofruan këtë mundësi.
Në kuadër të fushatës së tyre më i zëshmi në televizione ishte Florin Krasniqi. Krasniqi madje kishte deklaruar edhe detaje nga e kaluara me ish-bashkëpunëtorin e tij Albin Kurti.
Kurse Dardan Molliqaj fokusin e pati tek krerët e partive politike opozitare.
Ngjashëm vepruan edhe Frashër Krasniqi, Natyra Kuçi e Nol Nushi.
Por PSD nuk arriti as të kalojë pragun.
E nga 62.17 % e votave të numëruara secili nga ta kanë kaq vota:
DARDAN MOLLIQAJ 954 Vota
NATYRA KUÇI 950 Vota
TEUTË RRUSTA 918 Vota
NOL NUSHI 917 Vota
FLORIN KRASNIQI 912 Vota
FRASHËR KRASNIQI 874 Vota./Lajmi.net/