A e lë Kosovën jashtë ombrellës strategjike rajonale refuzimi i gazit amerikan?
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se projekti për gazin e lëngshëm amerikan (LNG) në rajon është pjesë e një strategjie të nisur gjatë administratës së parë të Donald Trumpit, me qëllim forcimin e sigurisë energjetike dhe gjeopolitike në Evropën Lindore dhe Qendrore. Në një shkrim të publikuar në Facebook, Rukiqi tha…
Lajme
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se projekti për gazin e lëngshëm amerikan (LNG) në rajon është pjesë e një strategjie të nisur gjatë administratës së parë të Donald Trumpit, me qëllim forcimin e sigurisë energjetike dhe gjeopolitike në Evropën Lindore dhe Qendrore.
Në një shkrim të publikuar në Facebook, Rukiqi tha se kjo qasje amerikane është ndërtuar mbi dy shtylla kryesore: largimin nga varësia ndaj teknologjive kineze 5G dhe reduktimin e varësisë nga burimet energjetike ruse dhe ndikimi i tyre në rajon.
Sipas tij, në këtë kuadër është parashikuar që Greqia të shërbejë si nyje kryesore për furnizim me LNG përmes portit të Alexandroupolit, ndërsa infrastruktura të shtrihej më tej në vende të rajonit si Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
Kosova, sipas Rukiqit, ka qenë e përfshirë në diskutime dhe plane për t’u lidhur me këtë infrastrukturë, duke e pozicionuar si pjesë të një rrjeti strategjik energjetik rajonal.
Ai tha se çështja e LNG-së është trajtuar edhe në kuadër të Marrëveshjes së Washingtonit, si dhe përmes angazhimit të institucioneve financiare amerikane si EXIM Bank dhe Korporata Financiare Zhvillimore Amerikane (DFC).
“Fillimisht, çështja e LNG-së u përfshi në Marrëveshjen e Washingtonit, e më pas në disa vizita të kompanive amerikane, EXIM Bankës dhe Korporatës Financiare Zhvillimore Amerikane në rajon, përfshirë edhe Kosovën.
Postimi i plotë:
Historia me Gazin e Lëngshëm Amerikan ka filluar në Administratën e parë Trump, si pjesë e një politike gjeopolitike me dy shtylla:1. Largim nga teknologjitë 5G kineze;2. Largim nga burimet e energjisë ruse dhe proxy-t e saj.Në rajon, qëllimi ka qenë shfrytëzimi i Greqisë, në kuadër të një etape të re të marrëdhënieve me Amerikën, dhe prej aty të shtrihej infrastruktura e nevojshme për furnizime me LNG për vendet e cenuara nga ndikimi rus: Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.Fillimisht, çështja e LNG-së u përfshi në Marrëveshjen e Washingtonit, e më pas në disa vizita të kompanive amerikane, EXIM Bankës dhe Korporatës Financiare Zhvillimore Amerikane në rajon, përfshirë edhe Kosovën.Kjo u është thënë qartë kompanive nga Kosova dhe secilës qeveri: çdo bashkëpunim strategjik me Amerikën nënkupton largim nga ndikimi rus në energji dhe nga teknologjitë kineze 5G.Në vizitën time, atëherë si Kryetar i Odës Ekonomike, në selinë e DFC-së dhe në takimet me zyrtarët e EXIM Bankës në tetor 2020, na është bërë e qartë se Administrata Trump I do të bënte çmos që Kosovës t’ia financonte edhe gazifikimin për nevoja të industrisë dhe ngrohjes, edhe infrastrukturën për t’u lidhur me portin e Alexandroupolis.Madje, për t’i dhënë Kosovës përparësi strategjike, furnizimi potencial i Serbisë me LNG do të kalonte përmes Kosovës. Në të njëjtën pako ishte edhe njohja nga Greqia.Në vazhdën e kësaj politike gjeostrategjike amerikane në rajon, në kuadër të programit Compact të MCC-së, pas të gjitha studimeve, ishte planifikuar dhe dakorduar përkrahja amerikane prej 200 milionë eurosh për infrastrukturën e LNG-së, përfshirë edhe centralin me Gaz Amerikan.Me ardhjen e Qeverisë Kurti në vitin 2021, pa ndonjë arsye të fortë ekonomike dhe pa u mbështetur në ndonjë fizibilitet serioz, Qeveria e refuzoi Gazin Amerikan, për t’i investuar 200 milionë euro në bateri.Fast forward: tani, me Administratën e re Trump, kjo çështje është riaktualizuar.Prapë e gjithë Evropa Lindore dhe Qendrore janë në garë për LNG, për t’u larguar nga ndikimi rus. Dhe prapë, të vetmit refuzues jemi ne. E tha me gojën e vet Kryeministri në detyrë.Pse?Nuk ka asnjë analizë ekonomike e as teknike për t’i thënë JO. Tek e fundit, siguria kombëtare nuk kërkon shumë numra. Gazi Amerikan është shtyllë e sigurisë kombëtare të Kosovës për dekadat në vijim.Çka nëse e pranon Serbia, e ne mbetemi vrima e zezë e rajonit – të vetmit jashtë kësaj ombrelle të rëndësishme strategjike?Në çdo rrethanë, çdo koalicion qeverisës dhe çdo program qeverisës duhet të kushtëzohet me projektin e centralit me Gaz të Lëngshëm Amerikan./lajmi.net/