Gjuan granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij në Deçan, Policia në kërkim të të dyshuarit
Një person ka raportuar në Polici se një i dyshuar ka hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij. Granata ka shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar, shkruan lajmi.net. I dyshuari gjendet në kërkim policor, rasti po hetohet. “Deçan / 09.06.2026 – 05:39. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i…
Lajme
Një person ka raportuar në Polici se një i dyshuar ka hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij.
Granata ka shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar, shkruan lajmi.net.
I dyshuari gjendet në kërkim policor, rasti po hetohet.
“Deçan / 09.06.2026 – 05:39. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/