Klinë: Qytetari i dehur sulmon policin, prokuroria jep urdhër që ai të mbetet në stacion derisa t’i kalojë dehja
Dje në ora 01:40, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë. Kjo pasi i dyshuari në gjendje të dehur kishte sulmuar një polic që ishte në krye të detyrës, transmeton lajmi.net. Me urdhër të prokurorit mbetet në stacion policor derisa ti kalojë dehja. SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR GJATË KRYERJES SË DETYRËS Klinë /…
Lajme
Dje në ora 01:40, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë.
Kjo pasi i dyshuari në gjendje të dehur kishte sulmuar një polic që ishte në krye të detyrës, transmeton lajmi.net.
Me urdhër të prokurorit mbetet në stacion policor derisa ti kalojë dehja.
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR GJATË KRYERJES SË DETYRËS
Klinë / 09.06.2026 – 01:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit e cila ka rezultuar 0.72 dhe me urdhër të prokurorit mbetet në stacion policor derisa ti kalojë dehja./lajmi.net/