Një grua ndiqet me thikë nga një burrë në Gjilan, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një rast i lëndimit trupor ka ndodhur dje gjatë ditës në Gjilan. Një grua ka kërkuar ndihmë në stacion policor pasi është ndjekur nga një burrë që ka tentuar ta godas me një mjet të mprehtë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pësuar lëndime të lehta. “Gjilan / 09.06.2026…

Lajme

10/06/2026 09:48

Një rast i lëndimit trupor ka ndodhur dje gjatë ditës në Gjilan.

Një grua ka kërkuar ndihmë në stacion policor pasi është ndjekur nga një burrë që ka tentuar ta godas me një mjet të mprehtë.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pësuar lëndime të lehta.

“Gjilan / 09.06.2026 – 10:05. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë në stacionin policor sepse është ndjekur nga i dyshuari mashkull kosovar  i cili ka tentuar ta godas me një mjet të mprehtë. Zyrtarët policorë kanë ndërmarr veprime të menjëhershme duke arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/