Emrat e atyre që priten të jenë deputetët të legjislaturës 11-të, bazuar edhe në kuotë gjinore
Komisioni Qendror Zgjedhor ëshë duke publikuar në vazhdimësi numrin e votave që kandidatët për deputetë kanë arritur të sigurojnë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit. Deri më tani shumë prej këtyre kandidatëve e kanë kuptuar nëse kanë mbetur jashtë kuvendit, apo do të jenë pjesë e legjislaturës së 11-të. Bazuar në të dhënat e…
Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor ëshë duke publikuar në vazhdimësi numrin e votave që kandidatët për deputetë kanë arritur të sigurojnë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.
Deri më tani shumë prej këtyre kandidatëve e kanë kuptuar nëse kanë mbetur jashtë kuvendit, apo do të jenë pjesë e legjislaturës së 11-të.
Bazuar në të dhënat e publikuara e të llogaritura nga keroli, del se në këtë legjislaturë do të ketë ndryshime në emra, por jo edhe ndryshime të mëdha.
Edhe pse këta emra do të mund të ndryshojnë paksa në fund.
Sipas llogaritjeve që janë bërë nga keroli del se VV-ja do t’i ketë 49 ulëse e këta janë emrat, nga Albin Kurti tek Mimoza Shala.
Kurse PDK me 24 ulëse, duke nisur nga Bedri Hamza e deri tek Eliza Hoxha.
Tek LDK-ja me 19 ulëse nga Vjosa Osmani deri tek Paris Guri, transmeton lajmi.net.
Lista Serbe me 9 ulëse, nga Zlatan Elek deri tek Tanja VUjoviq.
AAK-ja me 8 ulëse, nga Ardian Gjini deri tek Teuta Haxhiu.
Kurse nga deputetët e komuniteteve të tjera në mesin e tyre edhe Nenad Rashiq.
Keroli ka llogaritur edhe kuotën gjinore të bazuar në ligj./Lajmi.net/