IKD: Në momentin që certifikohen rezultatet duhet thirret seanca konstituive, nuk ka nevojë të pritet 30 ditë

Melos Kolshi hulumtues në IKD ka folur për procesin e konstituimit të institucioneve të reja. Ai ka bërë me dije se nuk do të duhej të pritej 30 ditë për konstituimin e kuvendit pas certifikimit të rezultateve. Sipas tij, kjo rrugë tashmë është qartësua nga Gjykata Kushtetuese dhe nuk do të duhej të pritej. “Po…

Lajme

10/06/2026 09:32

Melos Kolshi hulumtues në IKD ka folur për procesin e konstituimit të institucioneve të reja.

Ai ka bërë me dije se nuk do të duhej të pritej 30 ditë për konstituimin e kuvendit pas certifikimit të rezultateve.

Sipas tij, kjo rrugë tashmë është qartësua nga Gjykata Kushtetuese dhe nuk do të duhej të pritej.

“Po supozojmë që nuk do të ketë ankesa, gjë për të cilën dyshoj. Mirëpo me vetë faktin që po supozojmë në këtë drejtim të tillë, i bie që me 6 korrik certifikohen rezultatet e zgjedhjeve. Kjo i bie që 30 ditë nga 6 korriku, kuvendi duhet që të jetë i konstituar”, ka thënë ai duke dhënë detaje tjera.

“Prej 6 korrikut i kemi 60 ditë për zgjedhjen e presidentit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve. Në momentin kur fillon konstituimi i kuvendit, unë besoj që nuk do të duhet që të pritet 30 ditë, por në momentin që certifikohen rezultatet ushtruesja e detyrës së presidentit duhet të thërras seancën konstituive, të konstituohet kuvendi që në konstituim më nuk e besoj që ka asnjë subjekt politik që të vonohet për arsyje që tashmë rrugët apo bllokimet kushtetuese ato rrugë janë mbyllur nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Tashmë e kemi një teren të qartë jashtëzakonisht shumë dhe të pastër kushtetues, ku subjektet politike nuk duhet më që të krijojnë bllokada të ndryshme, por duhet të konstituojnë kuvendin”, ka thënë ai.