Realizohet një operacion në Klinikën e ORL-së në QKUK, pacientës i kthehet dëgjimi pas 18 vitesh
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovëës, ka njoftuar se në Klinikën e Otorinolaringologjisë po realizohen me sukses intervenimet kirurgjike të veshit. Ata kanë thënë se nga këto intervenime, shumë pacientëve iu është rikthyer dëgjimi, ndërsa kanë përmendur edhe një rast konkret. “Një nga rastet e suksesshme është ai i pacientes R.H. (1981), e cila për…
Lajme
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovëës, ka njoftuar se në Klinikën e Otorinolaringologjisë po realizohen me sukses intervenimet kirurgjike të veshit.
Ata kanë thënë se nga këto intervenime, shumë pacientëve iu është rikthyer dëgjimi, ndërsa kanë përmendur edhe një rast konkret.
“Një nga rastet e suksesshme është ai i pacientes R.H. (1981), e cila për 18 vjet ishte përballur me humbje të rëndë të dëgjimit dhe vështirësi të mëdha në komunikim. Pacientja kishte kërkuar trajtim në qendra të ndryshme shëndetësore brenda dhe jashtë vendit, pa arritur përmirësimin e dëshiruar. Pas vlerësimeve të detajuara klinike, ekzaminimeve diagnostike dhe analizës multidisiplinare të rastit, ajo iu nënshtrua me sukses ndërhyrjes kirurgjikale në Klinikën e Otorinolaringologjisë”, thuhet në njoftim.
Ata kanë njoftuar se operacioni është realizuar nga ekipi mjekësor i Klinikës së ORL-së, nën udhëheqjen e dr. Refki Krasniqit, me mbështetjen e ekipit të anesteziologëve të udhëhequr nga dr. Arian Ademi.
“Pas trajtimit dhe qëndrimit disa ditor në Klinikën e ORL-së, pacientja u lirua në gjendje të mirë shëndetësore. Testet e dëgjimit të realizuara pas operacionit treguan përmirësim të dukshëm të dëgjimit dhe të aftësisë së komunikimit. Ky rast paraqet një rezultat të rëndësishëm të punës profesionale të ekipit të Klinikës së Otorinolaringologjisë dhe dëshmon për kapacitetet profesionale të QKUK-së në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të dëgjimit, duke zbatuar metoda bashkëkohore të mjekësisë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: