Rama: Kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar se kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta të verës. Përmes një postimi në Facebook, i pari i Prishtinës tha se fontanat publike po rikthehen në funksion, për t’i dhënë qytetit freski dhe ritmin e verës. “Mirëmëngjesi! Kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta. Fontanat publike…

Lajme

10/06/2026 08:27

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar se kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta të verës.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i Prishtinës tha se fontanat publike po rikthehen në funksion, për t’i dhënë qytetit freski dhe ritmin e verës.

“Mirëmëngjesi! Kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta. Fontanat publike po rikthehen në funksion, për t’i dhënë qytetit freski dhe ritmin e verës që po afron”, ka shkruar ai.