Aksioni i përbashkët i Policisë, Prokurorisë Speciale dhe FBI-së: Arrestohen tre të dyshuar për krim të organizuar dhe financim të terrorizmit

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e përkashkët me Prokurorinë Speciale, që ka përfunduar me tre të arrestuar. Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë A.A., S.D., dhe B.K, që dyshohen për kryerjen e disa veprave penale si më poshtë: Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar; Financim i terrorizmit;…

Lajme

09/06/2026 21:09

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e përkashkët me Prokurorinë Speciale, që ka përfunduar me tre të arrestuar.

Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë A.A., S.D., dhe B.K, që dyshohen për kryerjen e disa veprave penale si më poshtë:

  • Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar;
  • Financim i terrorizmit;
  • Shpëlarje e parave;
  • Mashtrim;
  • Detyrim;
  • Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse;
  • Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve të tyre.

“Aksioni policor u asistua nga autoritetet e FBI-se dhe nga autoritetet policore Kanadeze( RCMP), të cilat, së bashku me prokurorin e rastit, kanë qenë të angazhuar në terren gjatë zhvillimit të aksionit. Ky aksion gjithashtu u mbështet nga zyra e OPDAT nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Me vendim të prokurorit special, personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: