Komuna e Mitrovicës së Jugut ka ndërmarrë veprime konkrete ndaj punishteve pa leje ndërtimore.
Në një deklarim, Komuna bën me dije se inspektorët komunalë kanë vendosur shirita që ndalojnë këto punime.
“Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdojë me veprime të njëjta për të gjitha rastet që do të evidentohen në lidhje me mosrespektimin e lejes ndërtimore, ka paralajmëruar drejtori i Inspektoratit, Mujë Igrishta” deklaron Komuna.
Aksioni i sotëm vjen disa javë pas atij të Ministrisë së Punës, që zhvilloi aksion mbarëkombëtar për sigurinë në vendpunishte.