Schlotterbeck po pret ofertën, gjiganti evropian gati të veprojë

Nico Schlotterbeck mund të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës. Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit vazhdon të tërheqë interesimin e klubeve më të mëdha evropiane, ndërsa e ardhmja e tij mund të marrë një kthesë të rëndësishme pas Kupës së Botës. Sipas raportimeve të “Bild”, reprezentuesi gjerman ka shprehur në rrethin…

Sport

09/06/2026 16:55

Nico Schlotterbeck mund të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës. Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit vazhdon të tërheqë interesimin e klubeve më të mëdha evropiane, ndërsa e ardhmja e tij mund të marrë një kthesë të rëndësishme pas Kupës së Botës.

Sipas raportimeve të “Bild”, reprezentuesi gjerman ka shprehur në rrethin e tij të ngushtë dëshirën për të luajtur një ditë për Real Madridin. Madje, raporti pretendon se gjiganti spanjoll po përgatitet të bëjë lëvizjen konkrete për transferimin e mbrojtësit 26-vjeçar.

Edhe pse Dortmundi arriti ta zgjasë kontratën e Schlotterbeck deri në vitin 2031, marrëveshja përfshin një klauzolë lirimi që varion nga 50 deri në 60 milionë euro. Sipas mediave gjermane, kjo klauzolë është e vlefshme vetëm për Real Madridin, Barcelonën dhe Liverpoolin.

Kupa e Botës mund të luajë rol vendimtar në këtë histori. Turneu i jep Schlotterbeckut mundësinë ideale për të treguar cilësitë e tij në skenën më të madhe dhe për të bindur përfundimisht drejtuesit madrilenë se ai është njeriu i duhur për mbrojtjen e tyre.

Në “Santiago Bernabeu” priten ndryshime të mëdha në repartin defensiv. David Alaba është pranë largimit, ndërsa e ardhmja e Raul Asencios mbetet e paqartë. Përveç kësaj, problemet e shpeshta me lëndime të Éder Militãos kanë shtyrë drejtuesit e klubit të kërkojnë alternativa të reja.

Real Madridi ka siguruar tashmë shërbimet e Ibrahima Konates, por raportohet se trajneri Jose Mourinho dëshiron edhe një qendërmbrojtës tjetër të nivelit të lartë. Schlotterbeck shihet si profili ideal dhe ka marrë vlerësime pozitive nga tekniku portugez.

Tani mbetet të shihet nëse Real Madridi do të aktivizojë klauzolën e lirimit para skadimit të afatit të saj, ndërsa Schlotterbeck duket se është në pritje të telefonatës që mund t’i realizojë ëndrrën për të veshur fanellën e klubit më të trofeshëm në Evropë.