Vetura e vjedhur në Fushë Kosovë, gjendet në veri të Mitrovicës
Me datën 09.06.2026, Qendra e Thirrjeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, ka pranuar informacion për një automjet me targa vendore, i cili ishte raportuar si i vjedhur në Fushë Kosovë. Në lidhje me këtë informacion, janë ndërmarrë veprime operative në terren, ku si rezultat i reagimit të shpejtë dhe veprimeve profesionale të zyrtarëve…
Lajme
Me datën 09.06.2026, Qendra e Thirrjeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, ka pranuar informacion për një automjet me targa vendore, i cili ishte raportuar si i vjedhur në Fushë Kosovë.
Në lidhje me këtë informacion, janë ndërmarrë veprime operative në terren, ku si rezultat i reagimit të shpejtë dhe veprimeve profesionale të zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, është arritur të ndalohet automjeti në qytetin e Mitrovicës së Veriut.
Lidhur me rastin, në stacion policor, në cilësinë e të dyshuarit është shoqëruar personi A. H. (2006) drejtuesi i automjetit.
“Meqenëse rasti ishte iniciuar në Fushë Kosovë, lënda i është transferuar për trajtim të mëtejmë Stacionit Policor në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si dhe në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: