Peja me investim të ri në ujë të pijshëm, përfitues mijëra banorë në disa lokalitete

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar për një investim prej 700 mijë eurosh në sektorin e ujësjellësit në rajonin e Pejës, me synim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për mijëra qytetarë. Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli ka bërë të ditur se Ministria e Ekonomisë, përmes një marrëveshjeje me KRU…

Lajme

09/06/2026 15:17

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar për një investim prej 700 mijë eurosh në sektorin e ujësjellësit në rajonin e Pejës, me synim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për mijëra qytetarë.

Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli ka bërë të ditur se Ministria e Ekonomisë, përmes një marrëveshjeje me KRU Hidrodrini, do të financojë dy projekte të rëndësishme infrastrukturore.

Sipas saj, nga ky investim do të përfitojnë rreth 30 mijë banorë të Pejës, Vitomiricës, Lugut të Leshanit, Lugut të Trestenikut dhe Qyshkut.

Marrëveshja parasheh ndërtimin e një rezervuari të ri me kapacitet prej 5 mijë metrash kub, si dhe blerjen dhe montimin e ujëmatësve dhe pusetave në zonën e shërbimit të ndërmarrjes.

Rizvanolli ka theksuar se investimi synon rritjen e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e kësaj pjese të Kosovës. /Lajmi.net/