Haradinaj kujton marrëveshjen e Kumanovës: Kosova i mbetet përjetë mirënjohëse SHBA-së dhe NATO-s për lirinë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 27-vjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund pranisë së forcave serbe në Kosovë dhe hapi rrugën për vendosjen e paqes në vend. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kujtuar se më 9 qershor…

Lajme

09/06/2026 14:40

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 27-vjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund pranisë së forcave serbe në Kosovë dhe hapi rrugën për vendosjen e paqes në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kujtuar se më 9 qershor 1999 u nënshkrua marrëveshja që shënoi tërheqjen e ushtrisë, policisë dhe formacioneve paramilitare serbe nga Kosova, pas luftës dhe krimeve të kryera ndaj popullatës shqiptare.

Ai theksoi se lufta çlirimtare e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e mbështetur nga aleatët ndërkombëtarë, arriti të sigurojë lirinë e Kosovës.

Sipas Haradinajt, kauza e drejtë e UÇK-së fitoi mbështetjen e vendeve demokratike dhe të NATO, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila për 78 ditë zhvilloi fushatën ajrore kundër regjimit të Slobodan Milošević.

“Populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës ndaj Amerikës dhe botës demokratike për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/