Numërimi i votave vazhdon, mbi 26 për qind e kutive të procesuara, Kurti kryeson me mbi 60 mijë vota

Po vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë që garuan në zgjedhjet e parakohshme të së dielës. Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 671 vendvotime nga gjithsej 2 mijë e 498, që përbën mbi 26 për qind të procesit të përgjithshëm. Sipas këtyre…

Lajme

09/06/2026 14:26

Po vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë që garuan në zgjedhjet e parakohshme të së dielës.

Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 671 vendvotime nga gjithsej 2 mijë e 498, që përbën mbi 26 për qind të procesit të përgjithshëm.

Sipas këtyre të dhënave, në Lëvizjen Vetëvendosje kryeson Albin Kurti me 60 mijë e 710 vota.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, më i votuari është Bedri Hamza me 29 mijë e 446 vota.

Ndërkohë, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kryeson Vjosa Osmani me 19 mijë e 257 vota të deritanishme.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, më së shumti vota ka marrë Ardian Gjini me 9 mijë e 923 vota.

Procesi i numërimit po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa rezultatet pritet të ndryshojnë me përditësimet e ardhshme të KQZ-së.