Aksioni “White Star” u realizua sot në 5 lokacione- ndalohet pesë persona të dyshimtë e sekuestrohen shumë prova
Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me operacionin e realizuar sot në disa lokacione, në kuadër të luftimit të krimit të organizuar. Policia ka njoftuar se nga ky aksion janë arrestuar pesë persona në rastin e njohur me emrin “White Star”, të martën në disa lokacione. Operacioni policor është realizuar nga Policia e Kosovës…
Lajme
Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me operacionin e realizuar sot në disa lokacione, në kuadër të luftimit të krimit të organizuar.
Policia ka njoftuar se nga ky aksion janë arrestuar pesë persona në rastin e njohur me emrin “White Star”, të martën në disa lokacione.
Operacioni policor është realizuar nga Policia e Kosovës dhe ka përfshirë disa lokacione si në; Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore.
Pesë (5) personat janë ndaluar me vendim të prokurorit special për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale:
- pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;
- blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave.
Gjatë realizimit të urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova relevante dhe pasuri të specifikuara duke përfshirë:
- 6 armë;
- 5 karikatorë;
- Lëndë narkotike e llojit kokainë 9.67 gr;
- Fara mbjellëse të llojit marihuanë 35,18 gr;
- 239 fishekë 239;
- 25 telefona 25 ;
- 7595 para të gatshme në euro;
- 10 automjete dhe 1 motoçikletë;
- 10 kompjuterë;
- 13 USB dhe 1 DVR;
- 16 ora dore etj.
Operacioni është mbështetur nga EUROPOL-i, autoritetet e Belgjikës, Francës dhe Holandës. Pjesëtarë të këtyre insitucioneve, së bashku me prokurorin e rastit kanë monitoruar operacionin policior nga vendi i ngjarjes.
“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës riafirmojnë angazhimin për luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit. Nëpërmjet bashkëpunimit institucional dhe veprimeve të koordinuara, do të vazhdojnë të ndërmarrin masa për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale, duke siguruar llogaridhënie dhe respektim të procedurave ligjore”./Lajmi.net/


