Ja kush po prin në garën për deputetë pas numërimit të rreth 25 për qind të votave
Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, po vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa dalëngadalë po qartësohen edhe emrat që pritet të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë përpunuar 612 vendvotime nga gjithsej 2 mijë e 498, ndërsa…
Lajme
Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, po vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa dalëngadalë po qartësohen edhe emrat që pritet të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë përpunuar 612 vendvotime nga gjithsej 2 mijë e 498, ndërsa procesi i numërimit po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati më i votuar është Albin Kurti me 53 mijë e 660 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 42 mijë e 058 vota, Albulena Haxhiu me 24 mijë e 021 vota, Hekuran Murati me 21 mijë e 194 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 19 mijë e 452 vota.
Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), më i votuari është Bedri Hamza me 26 mijë e 127 vota, i pasuar nga Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), kryeson Vjosa Osmani me 17 mijë e 167 vota, ndërsa pas saj renditen Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), më i votuari është Ardian Gjini me 9 mijë e 020 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.91 për qind të votave dhe pritet të sigurojë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Pas saj renditet PDK me 24 ulëse, LDK me 20 dhe AAK me 8 mandate. /Lajmi.net/