Nga “populli më do për presidente” në “Qytetarët thanë se duhet kompromis mes partive”- Qëndrimet disa-ditore të Osmanit
Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani në vazhdimësi deklaronte se në fakt populli po e kërkon atë për presidente. Madje ajo anipse u rendit në kryesim të listës së LDK-së në këto zgjedhje, deklaronte se ajo do të jetë kandidate për presidente pasi një gjë të tillë sipas saj po ia kërkon populli në çdo takim…
Lajme
Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani në vazhdimësi deklaronte se në fakt populli po e kërkon atë për presidente.
Madje ajo anipse u rendit në kryesim të listës së LDK-së në këto zgjedhje, deklaronte se ajo do të jetë kandidate për presidente pasi një gjë të tillë sipas saj po ia kërkon populli në çdo takim që ka me ta.
Por kjo doli të mos jetë kështu, bazuar edhe në përqindjen që morën si LDK, edh enë numrin e votave që arriti t’ua shtojë atyre duke e kthyer thjesht në rezultatin e shkurtit 2025, ku LDK kishte arritur aty edhe pa Vjosa Osmanin.
E në përfundim të procesit të votimit më 7 qershor, Vjosa Osmani pati edhe një deklarim që nuk përkonte aspak me kritikat e deklarimet e ashpra që i pati kundër Albin Kurtit e Vetëvendosjes pasi se propozuan për presidente.
Ajo tha madje se “Vetëvendosje s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin e saj për presidente”.
E tani krejt ndryshe nga bindja se populli po e do presidente, Vjosa Osmani thotë se qytetarët thanë se duhet kompromis mesa partive, e s’ka vend për “one man show”.
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për CNN ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe për bllokadën politike.
Osmani ka thënë se qytetarët përmes vullnetit të tyre të shprehur në zgjedhje kanë kërkuar që partitë politike të bëjnë kompromis dhe sipas saj s’ka vend për “shou të një njeriu”.
“Mendoj se zëri i qytetarëve këtë herë është edhe më i qartë se ata duan kompromis mes forcave politike dhe s’ka vend për “onë man show””, ka thënë Osmani.
Sipas saj, Kosova gjithmonë ka treguar shembull se si kur është e nevojshme forcat politike janë bashkuar për të ecur përpara dhe për të tejkaluar bllokadat.
Siç duket për Osmanin më me rëndësi është pozicionimi i saj pas zgjedhjeve, se çka në fakt arrihet në partitë politike./Lajmi.net/