Me mbi 20 për qind të votave të numëruara, këta janë kandidatët që po kryesojnë në katër partitë kryesore

Me mbi 20 për qind të votave të numëruara, rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare tregojnë një epërsi të qartë të Lëvizjes Vetëvendosje në garën për vota individuale, ndërsa partitë e tjera kryesore renditen pas saj. Sipas të dhënave të deritanishme, kandidati më i votuar në nivel vendi është kryeministri në detyrë Albin Kurti me 43…

Lajme

09/06/2026 10:56

Me mbi 20 për qind të votave të numëruara, rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare tregojnë një epërsi të qartë të Lëvizjes Vetëvendosje në garën për vota individuale, ndërsa partitë e tjera kryesore renditen pas saj.

Sipas të dhënave të deritanishme, kandidati më i votuar në nivel vendi është kryeministri në detyrë Albin Kurti me 43 mijë e 794 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 34 mijë e 357 vota.

Në dhjetëshen më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje renditen edhe Albulena Haxhiu me 19 mijë e 640 vota, Hekuran Murati me 17 mijë e 84 vota, Donika Gërvalla-Schwarz me 15 mijë e 855 vota, Xhelal Sveçla me 12 mijë e 753 vota, Avni Dehari me 11 mijë e 649 vota, Mimoza Kusari-Lila me 10 mijë e 917 vota, Hajrulla Çeku me 10 mijë e 542 vota dhe Ejup Maqedonci me 9 mijë e 456 vota, shkruan lajmi.net.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, kandidati më i votuar është Bedri Hamza me 21 mijë e 291 vota, i ndjekur nga Përparim Gruda me 13 mijë e 608 vota dhe Arian Tahiri me 11 mijë e 931 vota.

Më tej renditen Uran Ismaili me 10 mijë e 425 vota, Sala Jashari me 7 mijë e 645 vota, Vlora Çitaku me 7 mijë e 301 vota, Ganimete Musliu me 5 mijë e 701 vota, Arben Mustafa me 5 mijë e 135 vota, Mergim Lushtaku me 5 mijë e 24 vota dhe Enver Hoxhaj me 4 mijë e 585 vota.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, më së shumti vota ka marrë Vjosa Osmani Sadriu me 13 mijë e 947 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 12 mijë e 611 vota dhe Doarsa Kica-Xhelili me 10 mijë e 67 vota.

Më tej renditen Hykmete Bajrami me 7 mijë e 694 vota, Avdullah Hoti me 7 mijë e 16 vota, Ukë Rugova me 5 mijë e 921 vota, Kujtim Shala me 5 mijë e 764 vota, Anton Quni me 4 mijë e 665 vota, Lutfi Haziri me 4 mijë e 293 vota dhe Armend Zemaj me 4 mijë e 266 vota.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kandidati më i votuar është Ardian Gjini me 7 mijë e 741 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 7 mijë e 93 vota dhe Daut Haradinaj me 5 mijë e 423 vota.

Më tej renditen Besnik Tahiri me 4 mijë e 629 vota, Bekë Berisha me 3 mijë e 637 vota, Burim Ramadani me 3 mijë e 593 vota, Time Kadrijaj me 3 mijë e 407 vota, Agim Çeku me 2 mijë e 902 vota, Arber Tolaj me 2 mijë e 853 vota dhe Albana Bytyqi me 1 mijë e 878 vota.

Rezultatet preliminare tregojnë një epërsi të qartë të Lëvizjes Vetëvendosje në votën individuale të kandidatëve, ndërsa PDK, LDK dhe AAK vazhdojnë garën për pozicionim në Kuvendin e Kosovës. Numërimi i votave pritet të sjellë ndryshime të mëtejshme në renditjen përfundimtare. /Lajmi.net/