Vazhdon aksioni anti-drogë nga Policia e Kosovë bashkë me autoritetet e huaja, ky është një nga të dyshuarit
Policia e Kosovës në koordinimin me Prokurorinë Speciale është duke zhvilluar një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar në disa lokacione të Kosovës. Autoritetet kanë bërë të ditur se aksioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike dhe veprat penale që ndërlidhen me këtë aktivitet kriminal. Ky aksion është duke u realizuar…
Lajme
Policia e Kosovës në koordinimin me Prokurorinë Speciale është duke zhvilluar një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar në disa lokacione të Kosovës.
Autoritetet kanë bërë të ditur se aksioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike dhe veprat penale që ndërlidhen me këtë aktivitet kriminal.
Ky aksion është duke u realizuar në disa lokacione.
Lajmi.net mëson se një nga pikat kyçe është edhe në Prishtinë, saktësisht tek rruga B.
I dyshuari kryesor në këtë rast siç mëson lajmi.net është B. Islami.
Në aksionin që nisi në orët e para të mëngjesit po marrin pjesë edhe përfaqësues autoritetet e Belgjikës Francës dhe Holandës.
Sipas një komunikate të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, operacioni po realizohet bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë./Lajmi.net/