Arrestohet i dyshuari në Deçan, sulmoi policët pasi ia shkruan një kundërvajtje
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj një personi zyrtar në Deçan. Policia ka vënë nën pranga të dyshuarin, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarët policorë në shenjë revolte për shqiptimin e tiketës për kundërvajtje. Gjatë arrestimit është përdorë sprej ndaj të dyshuarit. Policët kanë pësuar lëndime…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj një personi zyrtar në Deçan.
Policia ka vënë nën pranga të dyshuarin, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarët policorë në shenjë revolte për shqiptimin e tiketës për kundërvajtje.
Gjatë arrestimit është përdorë sprej ndaj të dyshuarit.
Policët kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/