Sulmoi dhe kanosi dy policë pasi u gjobit për kundërvajtje, arrestohet një person në Deçan

Një person është arrestuar në Deçan pasi dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën, më 8 qershor, rreth orës 16:09. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka reaguar me kanosje dhe sulm ndaj dy policëve pasi…

Lajme

09/06/2026 09:55

Një person është arrestuar në Deçan pasi dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën, më 8 qershor, rreth orës 16:09. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka reaguar me kanosje dhe sulm ndaj dy policëve pasi ata i kishin shqiptuar një tiketë për kundërvajtje, shkruan lajmi.net.

Policia bën të ditur se gjatë ndërhyrjes për arrestimin e tij është përdorur sprej policor.

Si pasojë e incidentit, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka vendosur që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/