Prizreni rrezikon të mbetet pa deputet shqiptar në legjislaturën e re
Prizreni rrezikon të mos ketë asnjë deputet nga shumica në Kuvendin e Kosovës. Kjo pasi që një numër i vogël i qytetarëve atje nuk i është përgjigjur pozitivisht procesit të votimit. Lidhur me këtë temë, sot ka folur korrepodenti i Klan Kosovës Nuhi Salihu. Salihu tha se nga mbi 184 mijë qytetarë me të drejtë…
Lajme
Prizreni rrezikon të mos ketë asnjë deputet nga shumica në Kuvendin e Kosovës.
Kjo pasi që një numër i vogël i qytetarëve atje nuk i është përgjigjur pozitivisht procesit të votimit.
Lidhur me këtë temë, sot ka folur korrepodenti i Klan Kosovës Nuhi Salihu.
Salihu tha se nga mbi 184 mijë qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar vetëm 55 mijë e 600 qytetarë.
“Dhe pritet që të ndikohen që partitë shqiptare të mos përfaqësohen me deputet nga Prizreni dhe kjo është një gjë shumë shqetësuese, pasi që Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese edhe në Prizren ka marrë vetëm 23 mijë vota, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë mbi 12 mijë vota, Lidhja Demokratike ka marrë mbi 6 mijë vota”, tha Salihu në Klan Kosova.
Tutje ai theksoi se “Prizreni po vazhdon të jetë hambar i votave për deputet nga jo Prizreni”.