Mbi 10% e votave të numëruara – LDK prin me Osmanin, AAK me Gjinin në krye

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka vazhduar procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ku deri më tani janë procesuar mbi 10% e votave. Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), më së shumti vota ka marrë Vjosa Osmani Sadriu me 6,547 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 5,954 vota dhe Doarsa Kica-Xhelili…

Lajme

08/06/2026 22:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka vazhduar procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ku deri më tani janë procesuar mbi 10% e votave.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), më së shumti vota ka marrë Vjosa Osmani Sadriu me 6,547 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 5,954 vota dhe Doarsa Kica-Xhelili me 4,727 vota.

Në pesëshen e parë të LDK-së renditen gjithashtu Hykmete Bajrami me 3,540 vota dhe Avdullah Hoti me 3,168 vota.

Ndërkohë, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), prin Ardian Gjini me 3,407 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 3,193 vota dhe Daut Haradinaj me 2,545 vota.

Në pesëshen e parë të AAK-së renditen edhe Besnik Tahiri me 2,156 vota dhe Time Kadrijaj me 1,634 vota.

Procesi i numërimit po vazhdon dhe këto rezultate i përkasin mbi 10% të votave të procesuara, ndaj priten ndryshime në përditësimet e radhës nga KQZ. /Lajmi.net/