Kurti i “pakapshëm” në krye të VV-së, Konjufca i dyti – numërohen mbi 9% e votave
Ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë, ndërsa rezultatet e para po japin një pasqyrë më të qartë të renditjes brenda subjekteve politike. Sipas të dhënave të publikuara deri më tani, ku janë numëruar mbi 9% e votave për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, në krye të listës renditet kryetari i partisë dhe kryeministri…
Lajme
Ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë, ndërsa rezultatet e para po japin një pasqyrë më të qartë të renditjes brenda subjekteve politike.
Sipas të dhënave të publikuara deri më tani, ku janë numëruar mbi 9% e votave për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, në krye të listës renditet kryetari i partisë dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me 17,629 vota.
Pas tij vjen Glauk Konjufca me 13,639 vota, ndërsa vendin e tretë e mban Albulena Haxhiu me 7,542 vota. Në pesëshen e parë renditen edhe Hekuran Murati me 7,190 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 6,175 vota.
Në dhjetëshen e parë të kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes bëjnë pjesë edhe Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Ejup Maqedonci dhe Hajrulla Çeku.
Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të ndryshojnë me vazhdimin e procesit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. /Lajmi.net/
