Policia dhe Dogana zbulojnë mbi 30 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare Bërnjak

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, njësitë kufitare në Stacionin Policor Kufitar Bërnjak kanë zbuluar dhe sekuestruar mjete monetare të padeklaruara gjatë kontrollit në vijën e dytë kufitare. Sipas njoftimit zyrtar, një veturë me targa serbe, e drejtuar nga një shtetas serb mashkull, është ndaluar për kontroll si automjet…

Lajme

08/06/2026 21:20

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, njësitë kufitare në Stacionin Policor Kufitar Bërnjak kanë zbuluar dhe sekuestruar mjete monetare të padeklaruara gjatë kontrollit në vijën e dytë kufitare.

Sipas njoftimit zyrtar, një veturë me targa serbe, e drejtuar nga një shtetas serb mashkull, është ndaluar për kontroll si automjet i dyshuar.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave, në çantën e pasagjerit janë gjetur mjete monetare në euro dhe dinarë, me një shumë totale prej rreth 30 mijë euro. Prej tyre, 25 mijë e 515 euro kanë qenë në valutë euro, ndërsa pjesa tjetër në dinarë, me vlerë të përafërt prej rreth 4 mijë e 813 euro.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale dhe se rasti është duke u trajtuar nga Dogana e Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Lajmi.net/