Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme tashmë është hapur për konsultim publik. Sipas saj, procesi i konsultimit do të zgjasë 15 ditë pune dhe do të përfundojë më 26 qershor 2026. Gërvalla ka ftuar akterët institucionalë, zyrtarët…

Lajme

08/06/2026 20:50

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme tashmë është hapur për konsultim publik.

Sipas saj, procesi i konsultimit do të zgjasë 15 ditë pune dhe do të përfundojë më 26 qershor 2026. Gërvalla ka ftuar akterët institucionalë, zyrtarët e sistemit të drejtësisë, organizatat e shoqërisë civile dhe ekspertët e fushës që të japin kontributin e tyre për këtë projektligj.

Ajo ka theksuar se në Republikën e Kosovës askush nuk qëndron mbi ligjin dhe se qëllimi i nismës është forcimi i sundimit të ligjit dhe luftimi i pasurisë së pajustifikueshme.