Numërimi i votave për deputetë nis të ndryshojë renditjen e kandidatëve, Kurti dhe Hamza në krye të listave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e para të votave për kandidatët për deputetë, ku janë numëruar mbi 5% e votave në nivel vendi. Sipas të dhënave, në listën e Lëvizja Vetëvendosje prin kryeministri Albin Kurti me 8,890 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 6,744 vota. Në pesëshen e parë renditen edhe…

Lajme

08/06/2026 20:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e para të votave për kandidatët për deputetë, ku janë numëruar mbi 5% e votave në nivel vendi.

Sipas të dhënave, në listën e Lëvizja Vetëvendosje prin kryeministri Albin Kurti me 8,890 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 6,744 vota. Në pesëshen e parë renditen edhe Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

Në listën e Partisë Demokratike të Kosovës prin Bedri Hamza me 4,598 vota, ndërsa në vendet e radhës janë Përparim Gruda, Arian Tahiri dhe Uran Ismaili. Në pesëshen e parë të kësaj partie është përfshirë edhe Vlora Çitaku me 1,481 vota, e cila në rezultatet e mëhershme nuk ka qenë në top 5, duke shënuar ndryshim në renditje, shkruan lajmi.net.

Lidhjen Demokratike të Kosovës, më së shumti vota ka marrë Vjosa Osmani me 2,711 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti, pa ndryshime në pesëshen kryesore deri tani.

Ndërkohë, në Aleancë kryeson Ardian Gjini me 838 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon, ndërsa pritet që rezultatet të ndryshojnë me përditësimet e reja gjatë ditëve në vijim. /Lajmi.net/