“Për momentin”, Izraeli ndalon sulmet ndaj Iranit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se shteti tij ka ndaluar sulmet ndaj Iranit. Në një deklaratë, Netanyahu ka thënë se ndalimi i sulmeve izraelite ka ardhur pasi Teherani ka ndalur sulmet në territoret izraelite. “Për momentin, zjarri ka pushuar, sepse pasi goditëm regjimin terrorist në Teheran, ai ndaloi së na sulmuari. Nëse regjimi terrorist…
Bota
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se shteti tij ka ndaluar sulmet ndaj Iranit.
Në një deklaratë, Netanyahu ka thënë se ndalimi i sulmeve izraelite ka ardhur pasi Teherani ka ndalur sulmet në territoret izraelite.
“Për momentin, zjarri ka pushuar, sepse pasi goditëm regjimin terrorist në Teheran, ai ndaloi së na sulmuari. Nëse regjimi terrorist në Iran bën gabimin të na sulmojë përsëri, ne do të përgjigjemi me forcë”, ka thënë Netanyahu në një deklaratë të hënën.
Ai ka thënë se Teherani u përpoq të krijonte një “ekuacion të ri”, duke lidhur konfliktin në Liban me një përgjigje iraniane.
“Ata menduan se mund të qëllonin Izraelin nga territori libanez dhe iranian, dhe se ne nuk do të përgjigjeshim. Kjo nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë. Jo gjatë mandatit tim. Unë qëndroj fuqimisht pranë të drejtës sonë për të vepruar kundër armiqve tanë”, ka thënë ai.
CNN ka raportuar më parë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka thënë Netanyahut të ndalonte nisjen e një sulmi hakmarrës kundër Iranit, sipas një zyrtari amerikan. Të dy udhëheqësit kanë folur në telefon dy herë në 24 orët e fundit, tha një zyrtar izraelit për CNN.